Futboll

Kristian Eriksen mund të kthehet në Danimarkë, te skuadra e tij e parë

A do të luajë më futboll Kristian Eriksen? Në Danimarkë mendojnë se po dhe madje zbulojnë se cilën fanellë do të veshë mesfushori që vjen pas një periudhe rikuperimi, pas atij sulmi kardiak që pësoi në ndeshjen e Europianit ndaj Finlandës, ku shpëtoi për mrekulli.

Situata e Kristian Eriksenit, në kontratë me Interin, është për t’u vlerësuar nga specialistët, por portali danez “Sport Fyb” bën me dije se agjenti i futbollistit është në kontakte me drejtuesit e Odenses. Kjo është skuadra, ku Erikseni ka luajtur me të rinjtë, para se të kalonte tek Ajaksi dhe të evidentohej në skenën e futbollit të madh europian.

Kristian Eriksen me fanellen e Danimarkes. Gazeta Si, 20 shtator 2021

Tek Interi janë shprehur se po e presin mesfushorin danez, por, nëse ai duhet të mbajë detyrimisht defibrilatorin, nuk mund të luajë në Serinë A. Për këtë arsye, Eriksen mund të rikthehet të luajë në vendin e tij, te skuadra ku ka hedhur hapat e parë, por ende nuk ka asnjë konfirmim zyrtar në lidhje me këtë lëvizje.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë