Lajme

Krishtlindje në errësirë, rikthehen dritat në Lezhë, Krujë dhe Korçë

Festa e Krishtlindjes është kaluar në errësirë të plotë në shumicën e fshatrave të Lezhës.
OSSHE Lezhë bën me dije se është punuar gjatë gjithë natës dhe që ende vijon puna për të rregulluar defektet e shkaktuara nga moti i keq.
Sipas OSHE e vetmja zonë me probleme është Zejmeni, i cili furnizohet nga një fidër ajror me gjatësi mbi 50 km.
Nga raportimi i fundit, është vendosur në punë fidri Zejmen dhe po i jepet energji gradualisht çdo fshati, përmes manovrimeve.
Mungesë energjie pati dje edhe në Krujë. Me ndërhyrjen e punonjësve të OSHEE-së, defekti u rregullua dhe energjia u rikthye në të gjithë qytetin e Krujës. Ndërkohë që në Korçë, shkak për ndërprerjen e energjisë elektrike është bërë dalja nga puna e transformatorit të nënstacionit në Korçë.
Punonjësit e OSHEE, të mbështetur nga disa brigada, kanë shkuar dhe kanë vendosur një transformator të ri. Energjia në zonat rurale ku ishte ndërprerë është rikthyer dhe po punohet edhe për vendosjen e transformatorit të dytë, proces ky që zgjat 48 orë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë