Lajme

Kriminel, hajdut! – fyerje dhe gurë për ish-ministrin Beqaj

Deputeti socialist ishte në shoqërinë e  personave  të tjerë, të cilët ndodheshin pranë dy makinave të tyre, një “Volkswagen Touareg” dhe një “Mercedes” me targa diplomatike, në zonën e njohur si “Pallati me Shigjeta” kur  një i panjohur ka nisur të bërtasë “Kriminel, hajdut” dhe fjalë të tjera fyese.

Më vonë, qytetari i paidentifikuar,  ka rrëmbyer një vazo në anë të rrugës dhe ka goditur fillimisht “Mercedesin” me targa diplomatike e më pas ka vijuar ta godasë edhe me shqelma automjetin, duke rrëmbyer një copë të madhe betoni, të cilin e ka përplasur në xhamin e përparmë të makinës së ish-ministrit të Shëndetësisë,  Ilir Beqaj.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë