Lajme

Krimi në Laprakë, arrestohet i riu

Një person është arrestuar në lidhje me krimin e rëndë, që ndodhi dy ditë më parë në zonën e Laprakës.
Në pranga është vënë shtetasi Roland M.
Policia po verifikon rolin që personi ka pasur në vrasjen e Briselda Gjikola dhe plagosjen Erjon Bengos.
Krimi i rëndë ndodhi mbrëmjen e 26 dhjetorit 2018.
Mësohet se dy të rinjtë janë qëlluar sapo ata kanë hipur në makinë. Menjëherë pas ngjarjes policia ka nisur kontrollet në zonë, duke sekuestruar dhe pamjet nga kamerat e sigurisë së bizneseve. Pranë mjetit tip Benz A Class janë afruar dy persona të maskuar me kapuç, të cilët kanë hapur zjarr brenda makinës.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë