Gjykata e Krimeve të Rënda, ka dhënë sot dënimin për bandën që kryesohet nga biznesmeni Jurgen Molla. Në përfundim të procesit trupi gjykues vendosi dënimin me 15 vite burgim për Jurgen Mollën.
Të dënuar:
Kreu i bandës, biznesmeni Jurgen Molla - 10 vite burg
Shyqyri Kotorri - 9 vite dhe 4 muaj burg
Anest Koromani - 9 vite e 4 muaj burg
Arif Çiço - 9 vite e 4 muaj
Enver Kurtulus - 8 vjet e 8 muaj burg
Abubekir Tuncedemir - 9 vite e 4 muaj burg
Blerim Ukimeraj - 8 vite burg
Elmi Thaci - 8 vite burg
Orges Myftaraj - 8 vite e 8 muaj burg
Në total i gjithë grupi ka përfituar 1/3 ulje të dënimit, pasi gjykata ka pranuar kërkesën e mbrojtjes për gjykim të shkurtuar.
Shqiptarët Jurgen Molla, Shyqyr Kotorri, Anest Koromani, Klaudio Veizaj dhe Orges Myftaraj, ata nga Kosova; Arif Çiço, Blerim Ukimeraj dhe Elmi Thaqi si dhe të pandehurit turq, Enver Kurtulus dhe Abubekir Tuncdemir akuzohen për veprat penale të “grupit të strukturuar kriminal” dhe “trafikut të narkotikëve në kuadër të grupit të strukturuar kriminal”.
Të pandehurit e këtij procedimi penal janë pjesë e një rrjeti të gjerë të arrestuarish, të përfshirë në trafikun e lëndëve narkotike në linjën Turqi-Kosovë/Greqi-Shqipëri me destinacion vendet e Bashkimit Europian përgjatë viteve 2015-2016.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.