Lajme

Krijesat “aliene” nën Detin e Bardhë, zhytësi rus kap imazhet e rralla

Një zhytës rus ka guxuar të sfidojë temperaturat nën zero për të kapur imazhe mahnitëse të disa “alienëve nënujorë” që jetojnë në një thellësi prej 152 metrash në Detin e Bardhë.
Alexander Semenov, një biolog detar nga Moska, kaloi vetëm 40 minuta nën ujërat e ngrirë duke arritur në thellësi 60 metra, por me mrekullitë e teknologjisë së re ai ka aftësinë të fotografojë krijesat e detit të thellë.
Galeria përfshin një kandil deti lumineshent me një trup blu në rozë, një krim nëndetar me formë të spërdredhur dhe një invertebror të vogël që ngjason me dritat e zanave të njohura si Euplokamis dunlopae - një ktenofor i vogël arktik.

Hydrozoan

“Këto krijesa kanë lundruar në hapësirën e gjerë të hapur për miliona vjet. Gjatë kësaj kohe evolucioni ka krijuar kaq shumë forma jete krejt të çuditshme. Jam jashtëzakonisht me fat që e shoh këtë botë me sytë e mi”, shprehet Semenov.

Hyperia Galba

Deti i Bardhë, ku janë marrë këto fotografi, është një nga vendet më të largëta dhe të paprekur që ka mbetur në Tokë.
Pjesa më e madhe e këtij deti është një hyrje në jug të detit Barent, në bregdetin veriperëndimor të Rusisë dhe ka një sipërfaqe prej 89.872 kilometrash katrorë dhe thellësi që shkojnë nga 60 në 340 metra. Deti i Bardhë është një nga katër detet që emërohet në anglisht pas termave të zakonshëm të ngjyrave - të tjerat janë Deti i Zi, Deti i kuq dhe Deti i Verdhë.

Krimbi i nëndetit
Euplokamis Dunlopae
Limacina Helicina
Alexander Semenov

Burimi: DailyMail. Përshtati në shqip Gazeta "Si"

Ky material nuk lejohet të kopjohet, apo riprodhohet pa miratimin e Gazetës “Si”. Ai është pronë intelektuale e gazetasi.al dhe si i tillë mbrohet nga ligji


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë