Gazeta Si - Kreu i Emergjencave Civile, Haki Çako është paraqitur në SPAK paraditen kësaj të premteje, nga ku doli prej andej pas rreth 1 ore.
I pyetur nga mediat, Çako tha shkurtimisht se ishte thirrur në cilësinë e personit që ka dijeni.
“Jam thirrur në cilësinë e personit që kam dijeni për një çështje, por që nuk lidhet as me detyrën time dhe as të institucionit”, tha ai shkurtimisht.
Çako ka mbajtur detyrën e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit para se të merrte detyrën e kreut të Emergjencave.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.