Lajme

Krerët e BE-së miratojnë hapjen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë

Në një deklaratë në orët e vona të së premtes, udhëheqësit e Bashkimit Europian bën të ditur se ranë dakord të hapin bisedimet e anëtarësimit me Maqedoninë dhe Shqipërinë deri në fund të vitit 2019, nëse të dy kombet ballkanike tregojnë përparim të mjaftueshëm në reformat gjyqësore dhe luftën kundër kundër korrupsionit.

Krerët e BE-së dhanë kështu miratimin për një marrëveshje të arritur martën midis ministrave europianë, për të shqyrtuar përparimin e Shqipërisë dhe Maqedonisë deri në qershor të vitit 2019 dhe për të vendosur më pas për hapjen e negociatave.

Ndryshe nga takimi i së martës, kjo e ishte e vetmja çështje që kaloi pa debat gjatë samitit dy-ditor në Bruksel. Deklarata erdhi pas një kompromisi midis qeverive të BE-ëë për të mbajtur gjallë shpresat e e vendeve Ballkanit Perëndimor, por edhe për të arritur përparime të mëtejshme në reforma, përpara se bisedimet të fillojnë formalisht.

Franca dhe Holanda ishin të parat që theksuan këtë kërkesë, pavarësisht mbështetjes se 25 vendeve të tjera të BE dhe Komisionit Evropian për të dhënë dritën jeshile për anëtarësimin e Tiranës dhe Shkupin.

Shqipëria, Bosnja, Kosova, Maqedonia, Mali i Zi dhe Serbia shpresojnë të bashkohen në Bashkimin Europian dhe konsiderohen si anëtarë të ardhshëm nga shumë vende në bllok.

Ndërkohë që bisedimet e anëtarësimit me Serbinë dhe Malin e Zi janë në zhvillim e sipër, Shqipëria, e cila tashmë është anëtare e NATO-s dhe Maqedonia, e cila ka arritur një marrëveshje për të zgjidhur një çështjen e emrit me Greqinë, kanë fituar mbështetjen e Komisionit Europian, i cili rekomandoi që të hapen bisedimet e anëtarësimit.

 

Më Shumë