Lajme

Krerët e BE-së dhe Ballkanit mblidhen në Bruksel për zgjerimin

Kryeministri Edi Rama, ai i Kosovës Albin Kurti dhe krerët e tjerë të gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe liderët e Bashkimit Europian, do të zhvillojnë një takim joformal në Bruksel mbrëmjen e sotme, në fokus të së cilit do të jetë perspektiva e zgjerimit të Unionit.

Ky takim, qëllimi i të cilit është për të përgatitur samitin e Zagrebit që mbahet nga 5 deri në 7 maj, është thirrur nga Presidenti i Këshillit Europian, Charles Michel, teksa do të marrin pjesë Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, përfaqësuesi i lartë i Politikës së Jashtme dhe të sigurisë së BE-së, Joseph Borrel dhe kryeministri i Kroacisë, Andrej Plenković.

Ky takim vjen pasi Komisioni Europian ka propozuar një metodologji të re për zgjerimin e Unionit, sipas së cilëve i plotëson pritshmërinë të të gjithë vendeve anëtare, veçanërisht atyre skeptike, mes tyre edhe Franca. Presidenti Emanuel Macron, ditën e djeshme, bëri një deklaratë shpresëdhënëse, duke thënë se do t'i japë fund bllokimit të zgjerimit të BE-së, nëse KE-ja do të jape dritën jeshile në mars për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, atëherë edhe Franca do të jetë dakord.

Ndërkohë që ditën e nesërme, vendet e BE-së do t'i bashkohen Konferencës së Donatorëve ku pritet të mblidhet një shumë e caktuar për të përballuar faturën e  rindërtimit prej rreth 1 mld euro pas tërmetit të 26 nëntorit.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë