Financa Personale

Kreditë me probleme u pakësuan gjatë muajit qershor

Nga Gazeta ‘Si’- Kreditë me probleme u ulën lehtë gjatë muajit qershor 2023, duke arritur në 5.2% ndaj stokut total të kredive.

Rënia vjen pas disa muajsh rritje të këtij treguesi, lidhur me normën e lartë të inflacionit dhe përkeqësimin e financave të shqiptarëve.

Gjithsesi rënia nuk është shumë domethënëse dhe kreditë me probleme vazhdojnë të jenë më shumë se një vit më parë.

Kredi e keqe cilësohen të gjitha huatë që kanë vonesa në pagesa nga individë apo biznese.

Pak kohë më parë, rritjen e këtij treguesi Banka e Shqipërisë e shpjegoi me zhvlerësimin e euros që ka zhvlerësuar totalin e kredive.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë