Politike

KQZ mblidhet pas 30 qershorit, zëvendëson 15 këshilltarët

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve vijon me procesin e zëvendësimit të këshilltarëve të dalë fitues nga zgjedhjet e 30 qershorit. Për herë të parë janë mbledhur të pesë anëtarët e KQZ-së, të cilët kanë qenë të ndarë sa i përket zgjedhjeve të 30 qershorit. Kryekomisioneri Klement Zguri ka qenë kundër mbajtjes së tyre, pasi dekreti i presidentit Ilir Meta i shfuqizoi. Sot në mbledhjen e KQZ-së ka miratuar 15 kandidaturat zëvendësuese për anëtar në këshillat bashkiakë, duke i cilësuar si të pastra sa i përket zbatimit të ligjit për Dekriminalizimin. KQZ vendosi njoftimin e këshillave bashkiakë për vazhdimin e procedurave për dhënien e mandatit kandidatëve të listave shumëemërore, për plotësimin e vendeve vakante në këshillat bashkiakë. Nga 15 anëtarë, pjesa më e madhe që i zëvendësojnë i përkasin Partisë Socialiste, e cila ka shumicën dërrmuese të këshilltarëve në 61 bashki. Ndërsa këto largime realizohen për faktin se një pjesë e fituesve kanë dhënë dorëheqjen për t'u hapur rrugëve të tjerë, sipas ndonjë marrëveshjeje politike ndërmjet tyre.

Bashkia Skrapar: Xhuli Hysi (PS)
Bashkia Devoll: Aldo Shpuza (PS), Etleva Osmanllari (PS), Ervis Begolli (PS)
Bashkia Tepelenë: Kleanthi Laçi (PS), Ilir Selimi (PS), Luiza Sula (PS)
Bashkia Has: Jetmir Paça (Partia Demokracia Sociale), Iris Mazreku (Partia për Mbrojtjen e të Drejtave të Emigrantëve)
Bashkia Sarandë: Lisjona Duka (PS)
Bashkia Tropojë: Kosovare Zeneleaj (Partia e Gjelbër)
Bashkia Gramsh: Gazmir Paja (PS)
Bashkia Mat: Bledar Demiri (PS)
Bashkia Bulqizë: Brunild Sinani (PS)


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë