Politike

KQZ i jep Vangjel Tavos mandatin e Kryebashkiakut të Himarës

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve u mblodh këtë të enjte për t’i dhënë edhe zyrtarisht Vangjel Tavos, mandatin e kryetarit të Bashkisë së Himarës.

Pas fitores në zgjedhjet e 4 gushtit përballë Petro Gjikurisë, betimi i Tavos u mbajt peng nga ankimimi i opozitës në Kolegjin Zgjedhor, një betejë të cilën e humbi pak kohë më parë.

Vendimi i KQZ i hap kështu rrugë betimit në Këshillin Bashkiak.

Zgjedhjet e 4 gushtit në Himarë janë certifikuar tashmë nga KAS dhe Kolegji Zgjedhor, që vlerësuan se rezultati është i pakontestueshëm, pasi nuk është konstatuar asnjë shkelje që mund të ndryshojë rezultatin e dalë pas numërimit të 36 kutive të votimit.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë