Komisioni i Pavarur i Kualifikimit “rrëzoi” anëtaren e Gjykatës Kushtetuese Altina Xhoxhaj. KPK pritet të japë vendimin e arsyetuar për shkarkimin e gjyqtares Xhoxhaj brenda 30 ditëve. Menjëherë pas njoftimit, avokatja e gjyqtares Xhoxhaj deklaroi se do ta apelonin vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit pasi, klientja e saj ka bërë deklarim të plotë të pasurisë dhe sipas ligjit për kontrollin e pasurisë. Ajo u shpreh e bindur se gjyqtarja Altina Xhoxhaj do ta kalojë vetingun.
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit më herët ka deklaruar se gjyqtarja kushtetuese Altina Xhoxhaj nuk justifikonte pasurinë.
Altina Xhoxhaj është gjyqtarja e dytë e shkarkuar nga KPK, pasi nuk kaloi vettingun, më herët u shkarkua gjyqtari Fatos Lulo, kurse Besnik Imeraj dha dorëheqjen. E vetmja që e ka kaluar procesin e vettingut deri tani është gjyqtarja Vitore Tusha. Anëtari i pestë i Gjykatës Kushtetuesë, Fatmir Hoxha do të kalojë në filtrin e KPK më 7 maj.
New method to detect falsified medicines
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.