Lajme

KPK shkarkon kryetaren e Gjykatës së Kavajës, Entela Shedula

Pas ndërprerjes për shkak të pandemisë ka rinisur procesi i rivlerësimit të gjyqtarëve e prokurorëve në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit.

Këtë të enjte, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka dhënë vendimin për gjyqtaren e Kavajës, Entela Shedula duke vendosur shkarkimin e saj.

Sipas KPK-së, gjyqtarja Shedula ka konstatuar mungesë burimesh për justifikimin e pasurisë.

Seancat në KPK kanë rinisur nën masa strikte të sigurisë dhe higjienës, duke ndjekur protokolle të përcaktuara mirë për shkak të pandemisë së COVID-19.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë