Biznes

Kosova, taksë për mallrat nga Serbia e Bosnja. Reagon BE-ja

Qeveria e Kosovës ka miratuar vendimin për vendosjen e masës mbrojtëse për importin e të gjitha produkteve të prodhuara në Republikën e Serbisë dhe në Bosnjë Hercegovinë.

“Masa mbrojtëse nënkupton taksën prej 10 për qind të të gjitha produkteve që importohen në Kosovë dhe kanë për vend të origjinës Republikën e Serbisë dhe Bosnjë Hercegovinën”, thuhet në një komunikatë për media nga Qeveria e Kosovës.

Përjashtim nga kjo masë do të bëjnë produktet e markave ndërkombëtare të prodhuara në këto dy vende.

Importuesi më i madh në Kosovë pothuajse i të gjitha produkteve mbetet Serbia, ku sipas të dhënave zyrtare janë rreth 400 milionë euro në vit që importohen produkte nga ky shtet.

Ndërkaq, importi i produkteve të Bosnjës në tregun e Kosovës vitin e kaluar ka qenë 81.5 milionë euro.

Por Bashkimi Europian ka reaguar menjëherë, duke kërkuar shppjegime mbi vendimin e qeverisë kosovaare.

“Këto masa janë një shkelje e qartë e obligimeve të Kosovës sipas CEFTA-s. Bashkimi Evropian pret që Kosova, që aktualisht është kryesuese e CEFTA-s të përmbushë plotësisht obligimet e kësaj organizate dhe të tërheqë masën”, ka thënë zëdhënësja e BE-së, Maja Koçijançiç.


Copyright © Gazeta “Si”




Më Shumë