Futboll

Kosova shkarkon trajnerin Bernard Shaland pas humbjes së fundit

Bernard Shaland nuk është më trajner i Kosovës. Një ditë pas humbjes me Gjeorgjinë në Prishtinë, trajneri zviceran është shkarkuar zyrtarisht nga detyra. Lajmi është bërë i ditur nga presidenti i Federatës Kosovare të Futbollit, Agim Ademi.

“Duke pasur parasysh objektivat tona dhe punën që kemi bërë deri tash, falënderojmë Shaland, sepse me të e kemi filluar, por gradualisht nuk i kemi përmbushur obligimet dhe në mënyrë të përbashkët kemi vendosur ta ndërpresim bashkëpunimin. Nga sot Shaland nuk do të jetë pjesë e jona”, - tha në një konferencë shtypi presidenti Ademi, i cili tani duhet të gjejë një trajner të ri.

Ademi dhe Shaland. Gazeta Si, 13 tetor 2021

Shaland e kishte marrë drejtimin e Kosovës në vitin 2018 dhe nën drejtimin e tij kjo kombëtare ka bërë edhe ndeshje shumë të mira, por rezultatet e këtyre eliminatoreve kanë qenë shumë zhgënjyese, me vetëm 4 pikë dhe vend të fundit në Grupin B.

Në fakt, trajneri zviceran nuk e ka pritur mirë vendimin e Ademit, edhe pse ky i fundit është shprehur se ndërprerja e bashkëpunimit u vendos në mënyrë të përbashkët. Për momentin nuk ka ende emra konkretë për pasuesin e Shaland.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë