Lajme

Kosova shënon 15 viktima nga koronavirusi

Kosova ka shënuar në 24 orët e fundit bilancin më tragjik që nga fillimi i pandemisë, duke shënuar plot 15 viktima. Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë ka njoftuar premten regjistrimin  e 226 rasteve të reja me koronavirusin e ri.

Numri total i viktimave në Kosovë ka arritur në 226. Nga 8,330 persona të prekur me koronavirus prej regjistrimit të rasteve të para më 13 mars në Kosovë, numri i rasteve aktive është 3,525, derisa i të shëruarve në 4,578.

Autoritetet në Kosovës ka bërë të ditur se në klinikat dhe spitalet e Kosovës aktualisht ka 593 pacientë të shtruar.  15 pacientë mësohet janë në intubim, 24 të tjerë në respiratorë, dhe 365 të tjerë me oksigjenoterapi.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë