Futboll

Kosova publikon listën, Zhires grumbullon 26 lojtarë për 2 ndeshjet e para

Gazeta Si – Trajneri i Kosovës, Alen Zhires, ka publikuar sot listën e futbollistëve të grumbulluar për dy ndeshjet e para eliminatore të Euro 2024.

Në listën e tij janë 26 futbollistë, ndërkohë që bie në sy mungesa e sulmuesit Ermal Krasniqi, i përfolur edhe për një gumbullim të mundshëm te Shqipëria.

Lista e lojtareve te grumbulluar nga Zhires. Gazeta Si, 17 mars 2023

Lojtari që ra në sy me Ballkanin e Ilir Dajës dhe që tashmë ka kaluar në Rumani, te Cluj, mungon në listën e trajnerit francez. Përveç emrave të njohur, Zhires ka grumbulluar Arbnor Mujën, sulmuesin që luan me Antverp në Belgjikë.

Ndeshja e parë për Kosovën është ajo me Izraelin në Tel Aviv, më 25 mars. Pas 3 ditësh Kosova do të presë Andorrën në stadiumin “Fadil Vokrri” të Prishtinës. Në Grupin I të Kosovës bëjnë pjesë gjithashtu edhe Zvicra, Rumania dhe Bjellorusia.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë