Futboll

Kosova pa fat në short, finalen e Europianit e luan në transfertë

Kosova ka ende shanse për të shkuar në Euro 2020, edhe pse të pakta. Sipas formatit të ri të këtij kompeticioni, 4 skuadrat e fundit të fazës finale përcaktohen nga ndeshjet e “Play-off”-it, ku luan edhe Kosova, që ka dy pengesa të forta për të kaluar. Shorti i hedhur sot në Nion nuk ishte me fat për të, pasi finalen, nëse kualifikohet ndaj Maqedonisë së Veriut, do ta luajë jashtë fushe.

“Dardanët” luajnë më 26 mars 2020 në fushën e Maqedonisë së Veriut, ndërkohë që edhe finalja e madhe do të luhet në transfertë për Kosovën, konkretisht në fushën e fituesit të çiftit tjetër të Ligës D, Bjellorusi-Gjeorgji. Pra, Kosova luan në Minsk ose Tbilisi, nëse kalon Maqedoninë e Veriut. Ndeshja shumë të vështira për skuadrën e trajnerit Bernard Shaland, por asgjë nuk është e pamundur. Kosova ka treguar se është në gjendje të përballjë kundërshtarë të këtij niveli. Në grupin e saj në kualifikuese la pas ekipe si Bullgaria dhe Mali i Zi. Ndeshja e parë shtesë, sipas rregullit, luhet në fushën e ekipit që grumbulloi më shumë pikë në eliminatore dhe Maqedonia e Veriut grumbulloi 16 pikë, kurse Kosova 11.

Skema e ndeshjeve shtesë për në Europian. Gazeta Si, 22 nëntor 2019

Skocia, që në Ligën e Kombeve ishte në të njëjtin grup me Shqipërinë, fillimisht luan me Izraelin, pastaj me fituesin e çiftit Norvegji-Serbi.

 

Më Shumë