Lajme

Kosova kthen kufizimet në 4 qytete, ndalohet qarkullimi nga ora 21.00 në 05.00

Qeveria Hoti ka vendosur të kthejë masat e lëvizjes në disa qytete të Kosovës, ku numri i të prekurve me Covid-19 është me i madh.

“Është përgatitur një plan i veprimit që sot miratohet në Qeveri që specifikon në detaje se cilat veprime do të ndërmarrin veprimet shëndetësore. Në qytetet me numër të madh të të infektuarve si Prishtina, Prizreni, Ferizaj e Vushtrri do të kthehet masa e kufizimit të lëvizjes prej 21:00 deri në 5:00”, ka thënë Hoti.

Kryeministri tha se “do të kujdesemi që të krijojmë kapacitete shtesë me shtretër dhe pajisje duke riorganizuar komplet klinikën e QKUK-së si dhe në spitalet private. Të blejmë edhe shtatë aparatura shtesë të testimit. Do të krijojmë kapacitete shtesë me personel shëndetësor, duke mobilizuar në nivel vendi edhe ata që nuk janë të punësuar, e në veçanti në infermieri e mikrobiologji”.

Po ashtu ai premtoi deri 500 teste brenda ditës.

Po ashtu do të mbyllen të gjitha lokalet nga ora 21:00 deri në ora 05:00 të mëngjesit.

Hoti gjithashtu ka paralajmëruar se do të ketë përgjysmim të udhëtarëve në transportin urban.

Ai ka paralajmëruar se do të nisin edhe reportazhet nga brenda Klinikës Infektive në Prishtinë, pasi shumë qytetarë, sipas tij, nuk besojnë se ekziston Covid-19.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë