Lajme

Kosova izolon një grua, u dyshua për koronavirus, analizat dolën negative

Autoritetet në Kosovë dyshuan për një person të prekur nga koronavirusi. Bëhej fjalë për një grua që ishte kthyer në Prishtinë së fundmi pas një vizite disaditore në Itali.

Gruaja u izolua në Klinikën Infektive të Qendrës Klinike Universitare.

“Kemi një rast të shtruar pas mesnate. Është një paciente që ka qenë në udhëtim në Itali dhe meqënëse ka ethe, kollitje të lehtë, ka kërkuar ndihmë mjekësore për çështje sigurie e kemi izoluar”, deklaroi drejtorja e Klinikës Infektive, Lindita Berisha.

Berisha shtoi se gjendja e pacientes për momentin është e qëndrueshme.

Dyshimet në fjalë u konfirmuan edhe nga ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, megjithatë analizat e detajuara përcaktuan se gruaja në fjalë nuk ishte e infektuar me koronavirus.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë