Lajme

Kosova e Shqipëria me platformë të përbashkët turistike

Në kushtet e krizës të shkaktuar nga pandemia, Kosova dhe Shqipëria do të kenë një platformë të përbashkët turizmin. Për këtë, Ministri i Tregtisë dhe Industrisë së Kosovës, Vesel Krasniqi priti në Prishtinë ministrin e Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi.

Ministri Krasniqi ka thënë se me ministrin e Turizmit të Shqipërisë diskutuan për fillimin e sezonit turistik në korrik. “Sot ndihem jashtëzakonisht i nderuar për vizitën e institucioneve nga Shqipëria. Diskutuam lidhur me turizmin e të dyja shteteve mundësitë e bashkëpunimit në të ardhmen. U dakorduam në fillim të korrikut të bëjmë hapjen e sezonit të verës”, tha ai.

“Në fund të nëntorit të bëjmë hapjen e sezonit dimëror në Kosovë, u pajtuam për një platformë të përbashkët të të dyja vendeve”, tha Krasniqi.

Ministri Klosi është shprehur se me këtë platformë të përbashkët duan të dalin me një ofertë jo vetëm për shqiptarët e të dyja vendeve, por edhe për turistët nga vendet e tjera.

“Si një promotor të jashtëzakonshëm të ekonomisë së shqiptarisë, deti shqiptar është i të gjithë shqiptarëve alpet janë të përbashkëta e si e tillë do të jenë në një platformë të përbashkët. Diskutuam për një platformë të përbashkët turistike, një ofertë për vendet e tjera e sidomos për vendet e largëta”, është shprehur Klosi.

Klosi tha se të dyja vendet e dëshmuan se sistemi shëndetësor mund ta luftojë koronavirusin.

“Me dy bashkitë do të donim të ftonim të gjithë qytetarët të vazhdojnë të jenë turistët më të mirë që Shqipëria ka, në Shqipëri dëshmuam ashtu si në Kosovë se sistemet shëndetësore ia dolën dhe mund të garantojmë një siguri shëndetësore por që rekomandimet do të zbatohen në rigorozitet”, tha Klosi.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë