Politike

Kosova në zgjedhje, Parlamenti shpërndahet me 22 gusht

Pas një séance te tënsionuar, kryesia e Kuvendit të Kosovës ka vendosur sot 22 gushtin si datë për shpërbërje Parlamentit, për t’i hapur rrugën më pas zgjedhjeve të jashtëzakonshme.

Ky vendim nuk ishte një surprizë, pasi të gjitha partite politike në Kosovë kishin deklaruar se ishin pro shpërndarjes se parlamentit, madje disa parti kanë paralajmëruar organizim të protestave nëse ky vendim vazhdonte të zvarritej.

Shefi i grupit parlamentar të LDK-së Avdullah Hoti njofoti se të gjitha partitë politike kishin caktuar 22 gushtit si datë kur deputetët do të mblidhen për të shpërndarë Kuvendin.

“Ne ramë dakort të gjithë se bashku se vendi duhet të shkojë në zgjedhje i përgatiur mirë që të gjitha instiucionet të marrin detyrat, Të gjithë jemi pajtuar se me datë 22 gusht në orën 10.00 të shpërbëhet kuvendi dhe pastaj të ndiqen të gjitha procedurat sipas kushtetutës për të shkuar në zgjedhje”, ka bërë të ditur ai.

Kryetari i Kuvendit Kadri Veseli kishte paralajmëruar përpara nisjes së seancës se zgjedhjet e parakohshme nuk mund të shmangen pas situatës së krijuar pas dorëheqjes së Ramush Haradinajt.

“Kam thënë dhe e përsëris, zgjedhjet janë të pashmangshme dhe janë në interes të Republikës së Kosovës. Partia Demokratike e Kosovës, si gjithmonë, edhe tani edhe në të ardhmen, i beson fuqishëm legjitimitetit qytetar”, ka deklaruar ai.

Para këtij njoftimi Thaçi i kishte shkruar Veselit dhe i kishte kërkuar që partnerët e koalicionit të propozonin një kandidat të ri për kryeministër, por edhe partitë politike brenda koalicionit qeveritar kanë kërkuar që vendi të shkojë drejt zgjedhjeve.

Veseli ka thënë se organizimi i zgjedhjeve të reja në Kosovë duhet të ndodhë sa më parë. “Si kryetar i Kuvendit të Republikës së Kosovës, duke respektuar Kushtetutën dhe ligjet në fuqi do të ndërmarr të gjitha veprimet e nevojshme që të zhvillohen sa më shpejt zgjedhje të lira dhe demokratike”, ka shtuar Veseli.

Sipas Kushtetutës së Kosovës zgjedhjet duhet të mbahet 45 ditë pas shpërndarjes së Kuvendit, por shumë subjekte politike duket se nuk janë gati. Këto zgjedhje do t’i gjejnë anëtarët e LDK-së më të përçarë se kurrë, për shkak të rizgjedhjes për të tretën herë të Isa Mustafës si kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Zgjedhja nuk u përshëndet nga të gjithë anëtarët e kësaj partie. Fatmir Sejdiu, ish kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës, post të cilin e kishte trashëguar nga ish presidenti Ibrahim Rugova, ka shprehur pakënaqësi pasi nuk arriti të marrë votat e mjaftueshme që të hynte në garë. Duket se pakënaqësitë po thellohen dhe po çojnë drejt një çarje të re në LDK që mund t’i kushtojë kësaj partie zgjedhjet e përgjithshme që pritet të mbahen së shpejti në Kosovë.

Një burim i afërt me ish presidentin Fatmir Sejdiu ka thënë për mediat në Prishtinë se bashku me disa zyrtarë të tjerë të pakënaqur kanë nisur angazhimet për të formuar një listë të përbashkët për të hyrë në zgjedhjet e parakoshme më vete.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë