Drejtësia

Korrupsion në zgjedhje, SPAK dërgon për gjykim dy të akuzuar

Gazeta Si - Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka dërguar për gjykim kërkesën në ngarkim të dy të pandehurve, të cilët akuzohen për korrupsion në zgjedhjet e 14 majit.

Kristo Agalliu akuzohet për korrupsioni aktiv në zgjedhje dhe Agron Duraj për korrupsion pasiv.

Nga hetimet ka rezultuar se, “në datën 09 Maj 2023, i pandehuri Kristo Agalliu i ka ofruar shuma monetare të pandehurit Agron Duraj për të ndikuar në vullnetin e këtij të fundit, në mënyrë që të votojë një kandidat të caktuar në Zgjedhjet për Organet e Qeverisjes Vendore, që janë zhvilluar datën 14 Maj 2023”, thuhet në njoftimin e SPAK.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë