Drejtësia

Korrupsion aktiv në zgjedhje, SPAK dërgon për gjykim dosjen për dy të pandehur

Gazeta Si - Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka çuar për gjykim dy të pandehur, të cilët akuzohen për korrupsion në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit 2021.

SPAK ka ngritur akuzën për korrupsion në zgjedhje ndaj Kristo Çollakut dhe Gjergji Butkës.

Sipas hetimeve, Kristo Çollaku, i ka ofruar Gjergji Butkës një shumë monetare e cila është pranuar nga ky i fundit me qëllim për të votuar një kandidat për deputet në Qarkun e Korçës në zgjedhjet për Kuvendin e Shqipërisë të datës 25 Prill 2021.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë