Lajme

Korrigjimi i kufijve, DASH: Largpamësi dhe elasticitet nga të dyja palët

Departamenti amerikan i Shtetit i ka bërë thirrje Kosovës dhe Serbisë që të shmangin retorikën negative. Sipas DASH duhet largpamësi dhe elasticitet nga të dyja palët për të siguruar qëndrueshmëri  për të dyja vendet dhe rajonin.

Një zëdhënës i Departamentit të Shtetit i tha Zërit të Amerikës se “politika e kësaj administrate është e qëndrueshme: thelbi i çdo marrëveshjeje për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë duhet të vijë nga vetë palët. Ne do të vazhdojmë të mbështesim të dyja palët dhe Bashkimin Europian si lehtësues. Kosova dhe Serbia duhet të arrijnë një marrëveshje që është e zbatueshme, e qëndrueshme dhe nuk krijon paqëndrueshmëri në asnjërin vend apo në rajon. Kjo do të kërkojë largpamësi dhe elasticitet nga të dyja anët. Ne inkurajojmë palët që të marrin pronësinë e plotë të procesit, të ulin retorikën negative dhe të punojnë së bashku në mënyrë konstruktive”, thuhet në deklaratën për Zërin e Amerikës.

Ditëve të fundit janë shtuar idetë e hedhura nga të dyja palët për ndarjen tokësore të Kosovës, shkëmbimin e territoreve apo “korrigjimin e kufirit” në kuadër të procesit të normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë