Lajme

“Korridor udhëtimi mes 6 vendeve të Ballkanit Perëndimor”

Një korridor rajonal udhëtimi. Kjo është ajo çfarë i është kërkuar gjashtë  kryeministrave të Ballkanit Perëndimore nga radhët e biznesit.

Këtë e ka bërë me dije Kryetarja e Bashkimit të Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë në Shqipëri, Ines Muçostepa.

Këto korridore ose të quajtura “flluska udhëtimi” bëjnë që mes vendeve të marrëveshjes të hiqet masa e karantimit 14 ditor dhe udhëtarët të lëvizin lirshëm ndërmjet kufijve.

Në letrën drejtuar kryeministrave shpjegohet se kjo masë është e nevojshme për të shpëtuar rreth 100 milionë vende pune në turizëm, që pritet të ndikohen nga kriza e COVID-19, por edhe për t’i dhënë një stimul të ri sipërmarrjeve në këtë sektor. Gjithashtu në të paraqiten tre skenarët ku pritet të hapen kufijtë, ku data më e afërt është në 1 korrik, gjë që do të kishte shumë pasoja ekonomike.

Faktet tregojnë se një lëvizje e tillë po vihet në jetë edhe në shumë vende të të Europës; Kroaci, Letoni, Lituani, Estoni, Gjermani, dhe  Australia e largët bashkë me Zelandën e Re.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë