Ngjarje

Koronavirusi/ Urdhri për shkollat, nga higjiena te mungesat e nxënësve

Zbardhet urdhri i ministres së Shëndetësisë drejtuar të gjitha shkollave 9-vjeçare dhe të mesme për masat higjieno-sanitare që duhet të merren për parandalimin e përhapjes së infeksioneve respiratorë akute të përfshirë dhe COVID-19 i njohur si Koronavirus. Urdhri i Manastirliut, i siguruar nga Gazeta “Si” mban datën e 24 shkurt dhe është shpërndarë edhe në institucionet parashkollore, kopshte dhe çerdhe.

Operatori i Shërbimeve të Kujdesit Shëndetësor dhe Inspektoriati Shëndetësor në bashkëpunim me strukturat e varësisë duhet të bashkërendojnë punën me strukturat e institucioneve arsimore, parashkollore dhe bashkitë për: sigurimin e kushteve dhe artikujve higjeno-sanitare në mjediset e këtyre institucioneve, duke përdorur solucionet pastruese dhe dezinfektuese përkatëse.

Urdhri i Manastirliut

Gjithashtu kërkohet sigurimi i higjienës personale për të gjithë fëmijët, nxënësit dhe studentët, që frekuentojnë këto institucioneve sipas udhëzimit të ISHP-së. Për këtë kërkohet edhe sigurimi i higjienës edhe për edukatoret mësuesit dhe personelin tjetër që shëben në këto institucione shkollore.

Stendat e vendosura në shkollën Emin Duraku

“Personeli shëndetësor në institucionet parashkollore dhe arsimore të kërkojnë nga drejtuesit e institucionit arsimor, të paraqesin numrin total të mungesave në frekuentim për arsye shëndetësore”, thuhet në vendimin e firmosur nga ministrja Manastirliu.


Në udhëzimin e ISHP-së, theksohet se për shkak të mbijetesës së mundshme të virusit në mjedis për disa ditë, ambientet e zonat e kontaminuara potecionalisht me Convid 2019 duhet të pastrohen duhen përdorur produkte që përmbajnë agjentë animikrobikë të njohur si efektiv kundër koronaviruseve.

Rastet e larjes së duarve

Në të theksohet se edhe pse ka mungesë të provave specifike për efektivitetin e virusit, pastrimi me ujë dhe pastruesit shtëpiak dhe përdorimi i produkteve të zakonshëm nuk është janë të mjaftueshme. “Disa nga përbërësit aktivë, p.sh hipoklori i natriumit (që përmbahet në zbardhimin shtëpiak) dhe etalnol janë gjerësisht të disponueshme në mjediset jo shëndetësore dhe jo laboratorike. ISHP bazohet te testet e bazuara për SARS-COV ku kanë zbuluar se hipkloriti i natriumit është efektiv në një përqendrim prej 0,005 dhe 0,1% pas pesë minutash kur përzihet në një solucion ku përmban SARS-Co V2.

Ndërsa nëpër shkolla janë vendosur foto paralajmëruese për nxënësit për të marrë masat dhe për të mbajtur një higjienë sa më të pastër. Ndërsa janë shpërndarë edhe foton ilustruese e larjes së duarve për të pasur një higjienë sa më të pastër.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë