Ngjarje

Koronavirusi, shqiptarët në kërkim të maskës. Si po abuzohet me shitjen online

Pas vënies në karantinë të më shumë se gjysmës së fqinjit tonë Itali, Tiranën në këtë mëngjes të hëne e perceptuam disi vigjilente.

Autobusët e të gjitha linjave kishin më pak njerëz se zakonisht; teksa çdo ditë njerëzit në grumbuj presin në stacion dhe shtyhen, sot gjeje sedilje lirshëm ku mund të uleshe.
Gjithsesi, përgjegjshmëria ende nuk na është ulur në prehër.

Megjithë frikën, panikun tek disa syresh dhe këshillat që vijnë nga të katërta anët për higjenë, vëren ende njerëz që pështynë në rrugë dhe të tjerë syresh të griposur që frekuentojnë autobusët dhe mjediset e mbyllura publike.

Të painformuar mirë, apo në mungesë të masave specifike për t’u mbrojtur nga koronavirusi, në rrugët e Tiranës, këtë mëngjes të hëne vëreje njerëz me maska të zakonshme.

Hymë në disa farmaci në kryeqytet. Të gjitha farmacistet na dhanë të njëjtën përgjigje: “Në Shqipëri nuk ka maska për t’u mbrojtur nga koronavirusi. Por tanimë nuk ka as maska të thjeshta, ato që kushtojnë 20 lekë copa. Ka shumë kërkesa, por nuk na kanë sjellë”.
Në dy farmacitë e fundit që vizituam, u ndeshëm me ata që kishin ardhur për furnizimin e javës. “Maska na keni sjellë?”, iu drejtua farmacistja.

“Jo, vetëm maska nuk kam sjellë. Nuk ka”, u përgjigj furnitori.

Ndërsa farmacistja më pas shtoi: “Njerëzit kërkojnë kot maska të thjeshta, sepse ato nuk bëjnë punë fare”.

Ndërsa në Shqipëri nuk ka asnjë lloj maske dhe qytetarët sa vjen e tremben më shumë për shkak se koronavirusi na ka mbërritur në derë, ka saite të huaj që abuzojnë me reklamat e tyre për të shitur maskat.

Dëshmia e fundit është një sait spanjoll, i cili thotë se mijëra shqiptarë po blejnë maskat speciale për tu mbrojtur nga koronavirusi.

Kjo maskë e re për fytyrën Nano Tech po shitet me shpejtësi në Shqipëri, (çdokush duhet ta ketë këtë!)- citohet në artikullin reklamë.

(KLIKO KËTU)

Shkrimi vijon më tej se me mijëra njerëz në Shqipëri po përdorin këtë maskë me cilësi të lartë që siguron filtrimin më të mirë të ajrit sesa shumica e maskave që shiten në botë.
Organizata Botërore e Shëndetit ka shpallur kohët e fundit emergjencën shëndetësore botërore të koronavirusit i cili u shfaq në Kinë.

Ka shumë njerëz të shqetësuar, është e rëndësishme që të gjithë të jenë të kujdesshëm dhe proaktivë për shëndetin e tyre. Është e rëndësishme që të gjithë të bëjnë gjithçka që munden për të mbrojtur veten nga infektimi.

Shumica e njerëzve përdorin maska për fytyrën që janë me cilësi të ulët dhe nuk filtrojnë ajrin, që rrit propabilitetin për të thithur virusin.
Për fat të keq …

Maska të disponueshme për fytyrën po bëhen të vështira për t’u gjetur tek shitësit lokalë me pakicë në disa vende.

Është duke u bërë më e vështirë për të blerë një të tillë, madje edhe një maskë fytyre të thjeshtë për shkak të kërkesës në rritje kohët e fundit. Ndonjëherë ju duhet të vizitoni disa dyqane para se të gjeni ato që janë të vlefshme për rastin.

Lajmi i mirë është … falë internetit, një maskë me cilësi më të mirë është ende në dispozicion.

Maskë e sigurtë ende e disponueshme në internet dhe është shitur shpejt.

Maska e sigurt është maska më e njohur për fytyrën tani. Siguron një nivel të shkëlqyer të filtrimit të ajrit, është e rehatshme dhe më e mira nga të gjitha, e lehtë për t’u larë dhe tharë dhe zgjat në kohë.

Safe Mask është e përbërë nga materiale cilësore duke përfshirë shtresa të shumta të filtrave të karbonit të aktivizuar dhe një valvul frymëmarrjeje të krijuar enkas që siguron një nivel të jashtëzakonshëm mbrojtjeje nga thithja e çdo gjëje të keqe në ajër.

Sa kushton kjo maskë?

Tani për tani kushton vetëm 49 dollarë (ishte 99 dollarë).
Dorëzimi zgjat vetëm disa ditë nëse jeni duke porositur në Shqipëri. Thjesht porosisni atë nga faqja zyrtare në internet.

Përfundim: A ia vlen?

Absolutisht 100% PO !!!. Ia vlen çdo qindarkë e shpenzuar. Merrni një për veten tuaj dhe për familjen tuaj.

Fundi i fundit: Nëse doni të mbroni veten, atëherë kjo do të jetë shumë e dobishme.
Siç të gjithë e dimë, shumë saite shitjesh on line kanë rezultuar mashtruese, madje agjenci të ndryshme të mbrojtjes së konsumatorit i kanë raportuar dhe i kanë mbyllur ato.

Rasti i maskës ku shqiptarët po “thyejnë” tregun spanjoll duke e blerë është një rast mashtrimi, pasi çmimi edhe pse me ulje është sa 1/4 e rrogës për ta, kur kosto reale e markës më të mirë gjermane 3M, shkon 5 euro copa.
Mashtrimi shkon më tej kur fotot ilustruese përdoren me aziatikë.

Më Shumë