Pas afrimit të koronavirusit në Itali dhe frikës se ky virus mund të shpërthejë edhe në vendin tonë, kryeministri Edi Rama këshillon shqiptarët të ndjekin këshillat e miratuara nga OBSH.
Nëpërmjet një postimi në “Facebook”, Rama thotë se duhet të shmangen telebroçkullat që ushqejnë panikun
Kryeministri ka publikuar edhe videon me këshilla për qytetarët për të evituar infektimin. Ai thotë se nuk ka asnjë rast me koronavirus por edhe nëse do të ketë në ditët e javët në vijim, do ta kalojmë edhe këtë flamë.
“NUK KA VEND PËR PANIK!
JU LUTEM NDIQINI KËTO KËSHILLA TË THJESHTA TË MIRATUARA NGA ORGANIZATA BOTËRORE E SHËNDETËSISË DHE SHMANGNI SA MË SHUMË TELEBROÇKULLAT DHE DIXHIDOKRRAT QË USHQEJNË ANKTHIN E PANIKUN.
DERI NË KËTË MOMENT QË KOMUNIKOJMË NUK KEMI ASNJË RAST TË KORONAVIRUSIT, POR NËSE NË DITËT A JAVËT NË VIJIM DO TË DUHET TA PËRBALLIM, JINI TË SIGURTË SE DO TA KALOJMË EDHE KËTË FLAMË”, shkruan kreu i qeverisë në “Facebook”.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.