Futboll

Koronavirusi i prish punë, Son duhet të kryejë shërbimin ushtarak

Një muaj stërvitje ushtarake në një kamp për marinsa. Kjo është ajo që e pret sulmuesin e Tottenham, Son Heung-min, i cili u rikthye në Koren e Jugut pas ndërprerjes së kampionatit në Angli, të paktën deri më 30 prill.

Deri në këto momente, karriera e Son kishte shpëtuar pa u prekur nga ky shërbim, pasi fitoi medaljen e artë në Lojërat e Azisë të vitit 2018 në Indonezi, duke siguruar kështu përjashtim nga shërbimi ushtarak, por tashmë është i detyruar që këtë detyrim ndaj shtetit ta shlyej në ndihmë të komunitetit.

Të gjithë koreanët janë të detyruar të kryejnë 21 muaj shërbim ushtarak të detyruar përpara se të mbushin moshën 28-vjeçare, në të kundërt përballen me burgim. Futbollistët e tjerë koreanë si, ai i Swanseas Ki Sung-yeng, Park Ji-sung dhe Lee Young-pyo, i kanë bërë bisht detyrimit të tyre për të kryer shërbimin ushtarak, ose kanë përfituar reduktim të konsiderueshëm në të kaluarën, falë arritjeve të rëndësishme në fushën e lojës.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë