Ekonomi

Koronavirusi gjunjëzon ekonominë, BB jep 12 mld $ për vendet në zhvillim

Përhapja e epidemisë së koronavirusit mund të shkaktojë një krizë të rëndë globale, duke prekur në veçanti vendet në zhvillim. Banka Botërore ka njoftuar se do të sigurojë 12 miliard dollarë në fonde të menjëhershme për të ndihmuar vendet në zhvillim të përmirësojnë shërbimet e tyre shëndetësore, mbikëqyrjen e sëmundjeve dhe qasjen në furnizime mjekësore.

Ky financim është ndare për të ndihmuar vendet në zhvillim të ndërmarrin veprime efektive për t'iu përgjigjur dhe kur është e mundur, të zvogëlojnë ndikimet tragjike nga COVID-19. Përmes kësaj pakete të re të shpejtë, Grupi i Bankës Botërore do të ndihmojë këto vende të forcojnë sistemet shëndetësore, për të mbrojtur njerëzit nga epidemia.

Vendimi erdhi pasi, Banka Aziatike e Zhvillimit (ADB) ka paralajmëruar se shpërthimi i koronavirusit do të ngadalësoje rritjen ekonomike në këtë kontinent dhe në mbarë botën këtë vit. Humbjet financiare nga epidemia parashikohen të arrijnë në 347 miliardë dollarë në mbarë botën.

Më shumë se 3,200 njerëz kanë vdekur virusi, duke prekur tregjet financiare dhe ekonomitë e të gjitha vendeve ku ka mbërritur. Shpërthimi i epidemisë së koronavirusot mund të zvogëlojë produktin e brendshëm bruto botëror nga 0,1 në 0,4%.

“Rritja ekonomike në Kinë dhe Azi mund të ulet nga 1.7% në 0.2”, thotë ADB duke përshkruar skenarët më të mirë dhe më të këqij. Banka Aziatike e Zhvillimit paralajmëron se shpërthimi i koronavirusit mund të çojë në rënie të kërkesës së brendshme, duke prekur në veçanti turizmin dhe linjat ajrore.

“Përhapja globale e koronavirusit ka ulur fitimet globale të prodhimit në ritmin më të ngadaltë që nga kriza financiare e viteve 2008-2009.

Ndërkohë shumica e kompanive të fluturimit po raportojnë rënie të prenotimeve deri 25%, kufizimet po kthehen në goditje vdekjeprurëse edhe për kompanitë e udhëtimeve të gjunjëzuara tashmë nga epidemia. Si përgjigje, linjat ajrore po kthejnë paratë e fluturimeve të anuluara teksa efekti zinxhir ka pështjelluar situatën në rrjetin e hoteleve.

Linja ajrore Flybe është viktima e parë ajrore -dhe ndoshta jo e fundit e koronavirusit. Transportuesi me kosto të ulët ka njoftuar përfundimin e menjëhershëm të të gjitha aktiviteteve. Kompania britanike, e cila punëson më shumë se 2,000 njerëz, i ishte afruar falimentimit në janar, por më pas ishte shpëtuar nga qeveria e Boris Johnson. Sot rënia e kërkesave i ka dhënë asaj goditjen përfundimtare. Deri tani humbjet e kompanise së fluturimit llogariten nga 63 deri në 113 miliardë dollarë.8-2009”, tha Fondi Monetar Ndërkombëtar.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë