Njerez

Koronavirusi, Franca fut në karantinë çdo person që hyn nga Lompardia dhe Veneto

Autoritetet franceze njoftuan se aktualisht nuk kanë të shtruar në spital asnjë pacient me koronavirus, duke njoftuar se të gjithë personat e diagnostikuar me këtë virus janë shëruar dhe kanë lënë spitalin.

Por, në vazhdën e zhvillimeve të reja në Itali, Qeveria franceze vendosi që të marrë masa gatishmërie duke kaluar në filtër “gjysmëkarantine” të gjithë personat që hyjnë në territorin e Francës nga Lombardia dhe Veneto e Italisë.

Dy rajonet më të prekura në Itali janë vënë nën të njëjtin regjim që Franca ka vendosur prej kohës Kinën, Singaporin, Korenë e Jugut dhe vende të tjera aziatike ku u përhap masivisht virusi i Wuhanit.

Kjo do të thotë se të gjithë ata persona që hyjnë në Francë nga Lombardia apo Veneto, pavarësisht nëse shfaqin apo jo simptoma të virusit, do të duhet që më parë të qëndrojnë të vetëizoluar për 14 ditë. Ata duhet të shmangin daljet publike, të mbajnë gjithmonë maska në fytyrë dhe të mos kolliten, apo tështijnë përballë personave të tjerë.

Gjithashtu, fëmijët e të rriturve që diagnostikohen me koronavirus nuk do të lejohen që të shkojnë në çerdhe, kopështe, apo shkolla, do të duhet të shmangin këndet e lojërave dhe çdo ambient publik që i vendos në kontakte me persona të tjera.

Ndërkohë, vende të tjera kanë dalë me njoftime këshilluese për qytetarët e tyre që të shmangin udhëtimet drejt Italisë, si Izraeli dhe Italia.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë