Motosport

Koronavirusi fik edhe motorët, anulohet edhe një tjetër garë e Moto GP

Fillimi i sezonit 2020 për MotoGP nuk ka ende një datë të saktë për shkak të emergjencës koronavirus. Pas anulimit të Grand Prix të Katarit dhe shtyrjes së garave të Tailandës, Shteteve të Bashkuara e Argjentinës, edhe gara e Jerez de la Frontera, e cila ishte caktuar nga 1 në 3 maj, gjithashtu është shtyrë.

Lajmi ishte në ajër prej disa ditësh, por tani erdhi edhe zyrtarizimi, i komunikuar në një deklaratë të përbashkët nga FIM, Dorna e IRTA, që theksojnë se emergjenca shëndetësore që po godet Spanjën ka bërë të domosdoshëm marrjen e këtij vendimi.

Data e re nuk është bërë ende e ditur, por një kalendar i ri do të publikohet sapo të jetë e mundur: gara e parë në program, është GP i Le Mans në 17 maj, por me shumë mundësi edhe kjo do të shtyhet.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë