Sociale

Britania zgjat vizat për shqiptarët

Britania e Madhe do të zgjasë deri në maj vizat e shtetasve shqiptarë që skadojnë brenda periudhës së karantinimit të shkaktuar si pasojë e pandemisë.

Lajmi është dhënë nga Ministria e Jashtme, që thotë se zgjatja e vizës do të zbatohet vetëm për ata person të cilëve u skadon leja e qëndrimit pas datës 24 janar dhe që për shkak të krizës së pandemisë nuk mund të rikthehen në vendet e tyre.

“Zgjatja e vizës do të zbatohet për secilin qytetar që viza i skadon pas 24 janarit dhe që nuk mund të largohet nga Mbretëria e Bashkuar për shkak të kufizimeve të udhëtimit ose të vetë-izolimit të tij. Kjo situatë do të zgjasë deri më 31 maj, por do të mbahet nën rishikim në rast se do të nevojitet zgjatje e mëtejshme”, thotë MEPJ.

Ministria e Punëve të Jashtme publikon edhe adresën e postës elektronike të vënë në dispozicion nga autoritetet britanike për këtë kategori personash, e cila është [email protected]. Në këtë adresë, shtetasit shqiptarë që u ka skaduar, apo u skadon së shpejti viza duhet të njoftojnë për këtë fakt, duke plotësuar detajet e nevojshme.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë