Politike

Koronavirusi, Basha: Në vendin tonë mungojnë pajisjet mbrojtëse dhe spitalore

Në një kohë që në vendet fqinje janë konfirmuar rastet e para me koronavirus, kryedemokrati Lulzim Basha ngre shqetësimin se në pjesën më të madhe të qendrave shëndetësore në vend mungojnë pajisjet mbrojtëse dhe spitalore.

Nëpërmjet një postimi në “Twitter”, Basha thotë se duhet hequr dorë nga propaganda dhe duhet një përgatitje serioze për përballimin e një situate të mundshme të koronavirusit.

“Në pjesën më të madhe të qendrave mungojnë pajisjet mbrojtëse dhe spitalore. Duhet URGJENT heqje dorë nga propaganda dhe përgatitje serioze për përballimin e situatës së mundshme të korona virus-it që tashmë është i pranishëm në pothuajse të gjitha vendet fqinje me Shqipërinë”, shkruan lideri demokrat.

Ndër të tjera, ai thotë se “PD po ndjek seriozisht dhe me përgjegjësi situatën për marrjen e  masave kundër përhapjes së korona virus-it në vend. Grupe pune po kryejnë verifikime pranë qendrave shëndetësore, spitaleve & vendkalimeve kufitare, dhe gjendja nuk është siç e paraqet propaganda e qeverisë”.

https://twitter.com/lulzimbasha_al/status/1233344941654499329

Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë