Njerez

Koronavirus, thyen rregullat për t’i treguar unazën e fejesës gjyshit

Në Karolinën e Veriut, një vajzë anashkalon rregullat kundër përhapjes së koronavirusit për të bërë të lumtur gjyshin e moshuar. Në rrjetet sociale, fotografia e unazës ka 225 mijë klikime dhe 100 mijë komente.

Fotografia është ajo e një vajze të lumtur amerikane, përkundër pandemisë koronavirus që ka goditur edhe Shtetet e Bashkuara. Ajo është Carly Boyd dhe sapo është fejuar, sapo ka vënë unazë. Dhe vetëm për të treguar atë unazë - simbol i një gëzimi që nuk duhet të “vdesë” as gjatë kësaj periudhe të keqe që ka kapluar gjithë botën - Carly sfidoi rregullat e vendosura nga qeveria kundër përhapjes së virusit dhe ka shkuar nën dritaren e spitalit ku gjyshi i saj i moshuar ishte shtruar.

Lajmi i bukur - “Përshëndetje gjyshi, unë jam fejuar, shiko pak unazën që i dashuri im sapo më dhuroi”, - ka bërtitur vajza drejt asaj dritareje. Për ta bërë këtë, Carly theu ndalimin për të vizituar pacientë të moshuar në spital dhe nxitoi te gjyshi i saj. Pas dritareve, plaku Shelton Boyd nuk u besonte syve. Mbesa e saj i kishte dhënë asaj njoftimin për një gëzim të shumëpritur, duke i treguar unazën në gisht. Kjo shkrepje, e lumturisë së ndarë në Facebook mes gjyshit dhe mbesës, ka marrë 225 mijë pëlqime në rrjetet sociale dhe më shumë se 10 mijë komente. Kjo ka ndodhur në Karolinën e Veriut.  

Carly dhe Trevor - Vajza është një studente infermierie dhe i dashuri i saj me fat quhet Trevor. Të dy u fejuan gjatë fundjavës së kaluar dhe Trevor iu paraqit me një unazë të bukur. “Jam shumë e lumtur që kam mundur të shoh gjyshin tim dhe i kam komunikuar këtë lajm të bukur, - shkruante Carly në faqen e saj në Facebook - edhe pse këto ditë emergjenca për shkak të koronavirusit na shqetëson dhe na trishton të gjithëve”.

Komentet në rrjetin social - Pavarësisht thyerjes së rregullit nga vajza e dashuruar, pothuajse të gjitha komentet në internet kanë qenë pozitive. “Për emocionin, para asaj fotografie unë po qaj si një fëmijë”, ka shkruar një mik i Carly. “E kam stampuar dhe ngjitur këtë shkrepje në dritaren e nënës time, - shkroi një vajzë tjetër, - kjo e bëri atë të ndjehet më pak e vetme dhe e harruar”.

Gëzimi i gjyshit - “Z. Shelton ishte ulur duke ngrënë, - një nga punonjësit i tha ‘NBC News’ - dhe kur ka parë mbesën e tij me unazën në gisht, u ngrit për ta parë më mirë. Ajo vuri dorën e saj në dritare dhe gjithashtu ai vuri dorën e tij në dritare. Pastaj të dy bërtitën nga gëzimi”. Një gëzim i pavdekshëm në një shkrepje “virale” në kohën e koronavirusit.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë