Biznes

Koronavirus, së shpejti do të prodhohen maska në Shqipëri

Sabina Veizaj- Florian Zekja sipërmarrës fason sëbashku me një biznesmen shqiptar kanë një projekt për prodhimin e maskave, artikuj mjekësorë.

Projekti është në fillesat e tij.

Florian Zekja tregon për gazetën “Si” se është bërë prototipi (modeli) i maskës dhe është nisur në Itali për tu çertifikuar dhe kjo ka vetëm një javë.

Zekja shpjegon se kërkesat janë për në Itali, prandaj kërkohet çertifikimi, por nëse merret ky çertifikim do të prodhohet edhe për tregun vendas dhe gjetkë.

Florian Zekja, sipërmarrës fason

“Jemi në pritje të çertifikimit. Teknikisht një maskë është shumë e lehtë për tu realizuar dhe kërkon shumë pak kohë deri në një minutë e gjysmë, problem është i lëndës së parë, nuk gjendet, prandaj nuk e kemi zhvilluar një linjë të tillë. Por me të marrë çertifikimin, do të jemi gati të prodhojmë”- sqaron Zekja.

Ai tregon se një kërkesë për maska e ka patur një muaj më parë nga Franca për 4 mln copë, por nuk arriti ta realizonte sepse nuk kishte lëndën e parë.

“Lënda e parë është një pëlhurë e garëzuar me filtra e cila është komode për tu mbajtur një periudhë të gajtë pa të sjellë probleme me frymëmarrjen dhe siklet. Lëndën e parë e ka biznesmeni shqiptar me të cilin kemi ideuar projketin. Ai e ka improtuar nga jashtë. Shpresojmë të nisim prodhimin sa më parë”- shprehet sipërmarrësi Zekja.

Ai nuk tregon detaje në lidhje me preventivin apo çmimin me shumicë/pakicë që do të ketë një maskë sepse është herët, por thotë se nëse nis prodhimi do të zgjidhej një pjesë e boshllëkut për këtë produkt në treg.

Në tregjet në botë, po ashtu edhe në Shqipëri ka mungesë të theksuar maskash.

Në farmacitë e Tiranës maska të thjeshta nuk gjen, kurse të tjerat në ato pak farmaci që mund të kesh fatin të hasësh janë mbi 900 lekë copa duke marrë parasysh që ato nuk mund të përdoren më shumë se një ditë.

Në tregjet e shteteve të ndryshme çmimet e maskave kanë arritur shifra marramendëse dhe të pabesueshme deri në 5 mijë euro.

Kryeministri Rama ndaljen publike të një dite më parë deklaroi se i ka kërkuar BE-së të mos e përjashtojë Ballkanin Perëndimor, përfshirë Shqipërinë nga perimetri i eksporteve të paisjeve mjekësore sepse “BE nuk mund dhe nuk duhet në asnjë mënyrë  ta përjashtojë Shqiëprinë nga aksesi tregtar për këto mallra kaq të domosdoshme simaska, respiratorë, etj, produkte kaq jetike në këto momente. Ne si qeveri e Shqipërisë nëse do të duhet kemi përgatitur një nismë rajonale për ta adresuar si 6 vendet e Ballkanit njëzëshëm këtë nevojë në drejtim të Bashkimikt Europian”


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë