Njerez

Koronavirus, fjalë motivuese nga dritaret e familjeve në izolim

Ndërsa gjithnjë e më shumë njerëz po izolohen për të ngadalësuar përhapjen e koronavirusit, fotografi Stephen Lovekin fotografoi disa familje në Brooklyn, Nju Jork të cilat mbajnë në duar pankarta me shkrime motivuese.

Lovekin i kërkoi secilës familje të ndante një mesazh me botën. Projekti ka funksionuar për rreth një javë, por tashmë ka pasur shumë reagime pozitive në rrjetet sociale.

"Shpresoj që në këtë kohë kaosi dhe pasigurie, ky projekt do t'i ndihmojë njerëzit të ndjehen më të lidhur me botën e jashtme edhe pse të gjithë ne jemi fjalë për fjalë të ndarë nga njëri-tjetri për një kohë që ende nuk e dimë sa do të zgjasë," thotë Lovekin.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë