Shendet

Koronarovirusi, në Shqipëri vetëm një urdhër për masa mbrojtje

Dhjetë ditë pasi koronarovirusi është përhapur me shpejtësi në Kinë dhe disa vende të tjera të botës, Shqipëria ka lëshuar vetëm një udhëzim.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastriliu ka nxjerrë urdhër për marrjen e masave përgatitore që na duhen për t’u mbrojtur nga depërtimi i koronarovirusit.

Sipas urdhrit, Instituti i Shëndetit Publik, duhet të përgatisë udhëzimet e duhura për survejencën, hetimin epidemiologjik dhe menaxhimin e rasteve, duke zbatuar rekomandimet e Organizatës Botërore të Shëndetësisë. Një rol të madh do të kenë të gjitha spitalet e vendit, pasi duhet të përforcojnë survejencën e infeksioneve të rënda respiratore akute. Ndërkohë që OBSH ende nuk ka një udhëzim për masat strikte që duhet të marrë një vend.

Siç është cilësuar edhe më parë nga Instituti i Shëndetit Publik për Gazetën “Si”, Shqipëria bën pjesë tek vendet me rrezikshmëri të ulët për t’u prekur nga koronaroviorusi i ri. Ndërkohë në faqen zyrtare të Institutit të Shëndetiti Publik janë publikuar vetëm disa këshilla.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë