Kuriozitete

Koreja e Veriut ndalon veshjen e xhinseve të ngushta

Udhëheqësi i Koresë së Veriut Kim Jong-un ka ndaluar xhinset e ngushta, një model prerje flokësh dhe disa piercing si simbole të një "jetese kapitaliste".

‘Rodong Sinmum”, gazeta zyrtare e qeverisë së Koresë së Veriut botoi një artikull duke shprehur shqetësim për të rinjtë Koreane që gjithnjë e më shumë po përqafojnë trendet e modës perëndimore.

"Ne duhet të jemi të kujdesshëm edhe për shenjën më të vogël të stilit të jetesës kapitaliste dhe të luftojmë për t'i hequr qafe ato", thoshte artikulli.

Regjimi komunist thuhet se ka nxjerrë jashtë ligjit shumë lloje prerjesh flokësh dhe ka lëshuar një urdhër për modelet e duhura.

Gjithashtu dhe flokët e lyer nuk lejohen më sipas ligjit si dhe veshje të caktuara që shihen si shumë të huaja. Janë të ndaluar dhe piercing në hundë dhe buzë.

Anëtarët e organizatës shtetërore të të rinjve shpesh veprojnë si "policia e modës" e kombit dhe detyrat e tyre përfshijnë ndalimin e njerëzve që janë ‘ndryshe’ nga rregullat e tyre.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë