Lajme

Korçë, grabitet arka e Katedrales

Gjatë orëve të natës së djeshme katedralja në qendër të qytetit të Korçës është sulmuar sërish. 

Persona të paidentifikuar kanë thyer derën e Katedrales dhe kanë dëmtuar ambientet e brendshme. Po ashtu ata kanë arritur të thyejnë arkën e parave dhe i kanë vjedhur ato.

Pasi kanë marrë paratë e arkës, hajdutët janë larguar menjëherë në drejtim të paditur.

Policia po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Ky nuk është rasti i parë që Katedralja e Korçës bie pre e grabitjeve apo edhe e zjarrvënies.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë