Lajme

Kontrollet nga Policia Rrugore, arrestohen 6 persona, pezullohen 42 patenta

42 leje drejtimi janë pezulluar gjatë 24 orëve të fundit, 28 prej tyre për shpejtësi tej normave të lejuara, 8 për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit dhe 6 për shkelje të tjera që kanë masë plotësuese pezullimin e lejes së drejtimit.

Ndërkohë, 3 persona janë arrestuar, pasi janë kapur duke drejtuar mjetet përkatëse në gjendje të dehur.

“Ndërsa janë arrestuar personat me iniciale I. T., 37 vjeç, D. K., 54 vjeç dhe A. M., 60 vjeç, pasi u kapën në flagrancë duke drejtuar mjetet përkatëse në gjendje të dehur”, thuhet në njoftimin e policisë.

Janë vendosur 64 masa për mosvendosje të rripit të sigurimit, 56 për mosvendosje të kaskës mbrojtëse, 110 për përdorim të aparatit celular gjatë drejtimit të mjetit, 7 për shkelje të semaforit, 33 për mosdhënie përparësie këmbësorëve dhe 187 për parkime të gabuara.

Gjithashtu është bërë arrestimi i 24-vjeçarit A. S., pasi në rrugën “Donald Trump”, ka aksidentuar këmbësoren me iniciale V. M ., 29 vjeçe, e cila ndodhet në spital, në gjendje të rëndë shëndetësore.

Është vënë në pranga edhe 32-vjeçari me iniciale E. D., pasi në bulevardin “Zhan Dark”, ka aksidentuar këmbësorin me iniciale A. D., i cili ndodhet në spital, në gjendje të rëndë shëndetësore.

https://www.facebook.com/policiashtetitshqiptar/videos/2869325243353828

Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë