Drejtësia

Kontrata e lobimit të LSI në SHBA, Petrit Vasili thirret në SPAK

Nënkryetari i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili u thirr në SPAK paraditen e sotme për hetimet e nisura mbi kontratën e Lobimit të LSI në SHBA.

Deputeti ka mbërritur në ambientet e Prokurorisë së Posaçme në orën 10:00 pasi është thirrur nga prokurori Sotir Kllapi, për të dhënë sqarime në lidhje me hetimet e nisura për lobimin LSI me dyshimin se ka përdorur në fushatën elektorale para që nuk justifikohen.

U thirra në cilësinë e personit që ka dijeni. Pyesni SPAK“- u përgjigj shkurtimisht Petrit Vasili pasi doli nga SPAK dhe nuk dha më shumë detaje për gazetarët.

Lidhur me këtë çështje është thirrur më herët në SPAK edhe deputeti Endrit Brahimllari, i cili ka dhënë sqarime disa muaj më parë.

SPAK nisi hetimet pas kallëzimit të ish deputetit Halit Valteri, i cili denoncoi se për llogari të LSI janë shpenzuar 700.000 dollarë por të padeklaruara për qëllime lobimi.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë