Futboll

Konte ribën “murin” e Interit, kërkon me ngulm Kumbullën për vendin e Godin

Sa herë që flitet për merkato, mendja menjëherë shkon te sulmuesit apo fantazistët, por jo më pak të rëndësishëm janë mbrojtësit. Antonio Konte, trajneri i Interit, e di shumë mirë këtë gjë. Projekti i tij nis pikërisht nga prapavija, siç ka bërë te Juventusi dhe Çelsi.

Ai ka në plan ta ribëjë mbrojtjen zikaltër për sezonin e ri. De Vrij dhe Shkriniar nuk lëvizin, ai që nuk e ka bindur trajnerin italian është uruguaiani Diego Godin, i cili është shumë i rrezikuar. Zëvendësuesi? Marash kumbulla. Sipas “Gazzetta dello Sport”, 20-vjeçari shqiptar i Veronës është në “pole position”. Për të Interi ka kohë që po punon, por tashmë Konte kërkon që gjithçka të mbyllet sa më parë. Trajneri i Interit e sheh futbollistin e ri të Kombëtares shqiptare si mbrojtësin adapt për skuadrën që drejton, pasi luan shumë mirë edhe në mbrojtjen me tre.

Artikulli i "Gazzetta dello Sport" për Kumbullën. gazeta Si, 8 prill 2020

Interi është i favorizuar për të fituar konkurrencën me Lacion, Napolin, Fiorentinën dhe skuadra të tjera të huaja, pasi vetë Kumbulla parapëlqen zikaltërit dhe e ka pranuar këtë gjë, por kuptohet që për transferimin vendosin termat financiarë. Verona kërkon të shfrytëzojë rastin, pasi nga paraqitja e mirë gjatë këtij sezoni, vlera e Kumbullës është rritur ndjeshëm.

Mbrojtësit shqiptar mund t’i prishë punë sulmuesi i Interit, Romelu Lukaku, i cili është futur “mik” te trajneri Konte për mbrojtësin Jan Vertongen. Belgu është mik i sulmuesit dhe është në prag skadence të kontratës me Barcelonën. Konte gjithsesi preferon Kumbullën, por mbetet për t’u parë se çfarë do të ndodhë me merkaton sapo futbolli t’i kthehet normalitetit.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë