Politike

“Konte 2” , njihuni me ministrat e rinj të qeverisë italiane

Italia duket se do të ketë tanimë një kabinet të ri qeveritar pasi Qeveria “Konte Dy” duket se ka lindur zyrtarisht.

"Ne do t'i kushtojmë energjinë tonë, aftësitë tona dhe pasionin tonë Italisë, për ta bërë një vend më të mirë në interes të të gjithë qytetarëve", tha kryeministri Xhuzepe Konte pasi shpalli listën e ministrave.

Një ekip prej 21 ministrash do të bashkohet me Kryeministrin e Pesë Yjeve. Kjo lëvizje do të ketë 10 ministra, Partia Demokratike 9, partia të Lirë dhe të barabartë 1, Roberto Speranzan. Një e treta e kabineit të ri janë gra me Luciana Lamorgese që ka marrë Ministrinë e Brendshme për të zevëndësuar Matteo Salvinin.

Luigi Di Maio duket se ia ka dalë për të marrë portofolin e Ministrisë për Punët e Jashtme, ndërsa demokrati Roberto Gualtieri ka marrë Ministrinë e Ekonomisë.

Luigi di Maio, Gazeta Si, 4 shtator 2019

Lëvizja Pesë Yjet mori dritën e gjelbër nga anëtarët e partisë së saj në një votim në internet të martën për të formuar një qeveri të re koalicioni me Partinë Demokratike. Roma do të kalojë nga qeveria e parë populiste në Evropën Perëndimore në një një aleancë qeverisëse midis një partie të majtë dhe populistëve.

Pas “bekimit” të anëtarëve të partisë , kryeministri Xhuzepe Konte i ka dorëzuar sot presidentit italian listën zyrtare me emrat e ministrave të rinj të qeverisë.

Dario Franceschini do të jetë ministri i Trashëgimisë Kulturore, ndërsa Francesco Boccia i Cështjeve Rajonale. Paola De Micheli do të vazhdojë të jetë në krye të Ministrisë së Infrastrukturës; Elena Bonetti do të jetë ministrja e Familjes, ndërsa ish ministri i Matteo Renzi; Lorenzo Fioramonti do të jetë në krye të arsimit. Teresa Bellanova do të jetë në krye të Politikave Bujqësore.

Kryeministri Xhuzepe Konte, Gazeta Si, 4 shtator 2019

Pesë Yjet njoftuan të martën në mbrëmje se 79 përqind e afro 80,000 njerëzve që morën pjesë në votim e kishin mbështetur marrëveshjen.

Sa për Salvinin, ai sulmoi qeverinë e re, duke thënë se e përbashkëta e vetme e të dyja palëve është "urrejtja ndaj Legas". Ai shtoi se qeveria e re "do të rihapë portet dhe kufijtë" dhe parashikoi se e reja koalicioni nuk do të zgjasë shumë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë