Politike

Konsensusi/ ‘Ligjet’ miratojnë grupin e punës, 3 nga PS, 3 nga opozita, Bardhi fton Bashën të ketë edhe ai anëtar (emrat)

Komisioni i Ligjeve miratoi vendimin për ngritjen e një mekanizmi dialogu që do të përbëhet nga 6 anëtarë të ndarë barazi mes grupit të PS dhe opozitës e cila duhet të marrë vendime me konsensusin e të gjithë anëtarëve.

Gazment Bardhi tha të mërkurën se anëtarët e PD-së së Rithemelimit janë Oerd Bylykbashi, Erisa Xhixho. Anëtari i tretë i është lënë grupit të Bashës. Gazment Bardhi ndërkohë ftoi këtë të fundit që të jetë pjesë e grupit të punës duke çuar anëtarin e tretë

“Edhe pse nuk respektohen vendimet e grupit dhe injorohen vendimet e grupit përsëri në kuadër të diversitetit i kemi rezervuar një vend. Përmes sekretarit të grupit kanë shansin që të propozojnë pranë kryetarit emrin e tretë në këtë grup dialogu. Nëse dëshirojnë mund t’ia propozojnë kryetarit të grupit derisa të miratohen gjatë ditës së nesërme”, tha Bardhi

Anëtar zëvendësues do jenë Dhurata Çupi e Fatmir Mediu.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë