Treg

Konkurrenca hetim tregut të shërbimit spitalor

Autoriteti i Konkurrencës ka nisur një hetim të përgjithshëm në sektorin e shërbimit spitalor.

Këtë nismë Konkurrenca e mbeshtet në nenin 41 të ligjit nr. 9121/2003 “Për mbrojtjen e konkurrencës”, i ndryshuar. Arsyeja sipas institucionit të Konkurrencës është për të parë nëse në këtë treg ka ngurtësim të çmimeve ose rrethana të tjera që kufizojnë apo shtrembërojnë konkurrencën.

“Hetimi i përgjithshëm me nr. 552, datë 04.10 .2018, ka për objekt të gjithë veprimtarinë e shërbimit në sektorin e Shërbimit Spitalor, dhe nuk është i kufizuar vetëm në koncesionet e cituara në media. Autoriteti nuk ka kompetencë mbikqyrjen e koncesioneve në vetvete,  por kufizohet në vlerësimin e konkurrencës.”- citohet në njoftimin e Autoritetit të Konkurrencës.

Për shkak të lidhjes së aksioneve midis ndërmarrjeve të cilat operojnë në këtë treg, vijon sqarimi, gjykohet si e nevojshme hapja e hetimit të përgjithshëm, pasi këto çështje kanë nevojë për një trajtim më të thelluar dhe më gjithëpërfshirës.

Në përfundim të hetimit të përgjithshëm Autoritetido të publikojë një raport për rezultatet e hetimit të përgjithshëm në këtë sektor të ekonomisë, si dhe do të ftojë palët e interesuara të shprehen për rezultatet e hetimit.

Konkurrenca nënvizon se hetimet e Autoritetit janë të kufizuara mbi konkurrencen sipas ligjit nr.9121/2003 dhe hetimet e përgjithshme përfshijnë të gjithë sektorin e ekonomisë duke mos u kufizuar.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë