Biznes

Konkurrenca gjobit 3 kompani për abuzim me çmimet e plehrave kimike. Hera e dytë brenda një viti

Autoriteti i Konkurrencës ka vendosur gjobitjen e tre kompanive të plehrave kimike në vend, ku është provuar se janë rritur padrejtësisht çmimet, përqendrim dhe ndarje të tregut.

AgroBlend është gjobitur me 118.7 mln lekë, MBM shpk me 66 mln lekë dhe CACA shpk me 7 mln lekë. Sjellja e këtyre tre kompanive sipas AK-së ka qenë në kundërshtim me ligjin nr. 9121/2003 “Për Mbrojtjen e Konkurrencës”.

Në qershor të vitit të shkuar, AK-ja hapi hetimi e thelluar për importin dhe tregtimin e plehrave kimike përfshirë kompanitë ARLI INTERNACIONAL SHPK, AGRO BLEND SHPK, MBM SHPK, ECO-GREEN SHPK, LILA SHPK, AGRO-MENS SHPK, ÇAÇA SHPK, IAM SHPK, AGROHELP-SA SHPK dhe BESNIKU SHPK.

“Përtej gjobitjes së tre ndërmarrjeve të sipërcituara, Komisioni i Konkurrencës vendosi gjithashtu edhe vendosjen nën monitorimin e tregut të importit dhe shitjes me shumicë të plehrave kimike DAP, Nitrat dhe Ure, për një periudhë 1 (një) vjeçare nga data e daljes së këtij vendimi.”

Këto kompani kanë qenë herë pas here subjekt monitorimi për abuzim në tregun e plehrave kimike dhe të njëjtat ndërmarrje një vit më parë janë gjobitur me 2 mln lekë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë