Politike

Konjufca anulon emërimet e konsujve kosovarë

Ministri i Punëve të Jashtme, Glauk Konjufca, ka njoftuar sot shkarkimin e konsullit të Kosovës në Tiranë, Festim Lushtaku. Por rasti nuk është i vetmi, pasi kreu i ri i diplomacisë së Kosovës ka shkarkuar plot 14 konsuj për shkak të lidhje të afërta me partitë politike.
Konjufcka ka thënë në një postim në rrjetin social, Facebook se vendimet për emërimet e konsujve kanë qenë në kundërshtim me ligjin.
Përveç kësaj, Konjufca ka bërë të ditur edhe emrat e 14 personave që ishin angazhuar si konsuj nëpër ambasada e konsullata të ndryshme të Kosovës në botë, të cilët preken nga vendimi i ri.
Të shkarkuarit janë:

  • Znj. Xheraldina Rexhepi – Konsulle në Ambasadën e Republikës së Kosovës në Vjenë/Austri;
  • Z. Festim Lushtaku – Konsull në Konsullatën e Përgjithshme të Republikës së Kosovës në Tiranë/Shqipëri;
  • Z. Kadri Balaj – Konsull në Ambasadën e Republikës së Kosovës në Podgoricë/Mali i Zi;
  • Z. Henor Pakashtica – Konsull në Ambasadën e Republikës së Kosovës në Sofje/Bullgari;
  • Z. Xhavit Gerbeshi – Konsull në Konsullatën e Republikës së Kosovës në Duseldorf/Gjermani;
  • Z. Ngadhnjim Makolli – Konsull në Ambasadën e Republikës së Kosovës në Kanberra/Australi;
  • Z. Ramiz Ismajli – Konsull në Ambasadën e Republikës së Kosovës në Abu Dhabi/EBA;
  • Z. Ismet Hajdini – Konsull në Ambasadën e Republikës së Kosovës në Pragë/Çeki;
  • Znj. Modesta Imeri – Konsulle në Ambasadën e Republikës së Kosovës në Washington/Shtetet e Bashkuara të Amerikës;
  • Z. Eshref Haxhiu – Konsull në Ambasadën e Republikës së Kosovës në Doha/Katar;
  • Z. Kadri Gërvalla – Konsull në Konsullatën e Republikës së Kosovës në Shtutgart/Gjermani;
  • Z. Lutfi Bilalli – Konsull në Konsullatën e Republikës së Kosovës në Frankfurt/Gjermani;
  • Z. Liridon Sadrija – Konsull në Konsullatën e Përgjithshme të Republikës se Kosovës në Hamburg/Gjermani;
  • Znj. Diellza Hoti – Konsulle në Ambasadën e Republikës së Kosovës në EBA.

Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë